Vdes një person nga Shkupi si pasojë e goditjes elektrike - Bota Sot
Vdes një person nga Shkupi si pasojë e goditjes elektrike

Maqedonia

Vdes një person nga Shkupi si pasojë e goditjes elektrike

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 12:32
Policia

Një qytetar i Shkupit ka ndërruar jetë dje si rezultat i një goditjeje elektrike gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në shtëpinë e familjes në fshatin Kuçkovë në Shkup.

“Në stacionin policor Gjorçe Petrov, dje është paraqitur se rreth orës 12:05 në fshatin Kuçkovë, M.R. (74) nga Shkupi, gjersa po tërhiqte në shtëpinë e tij, ka rënë dhe ka ndërruar jetë”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e tij si shkak nga goditja elektrike.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjeri iu është dorëzuar familjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...