Analistët: Proceset reformuese duhen vazhduar - Bota Sot
Analistët: Proceset reformuese duhen vazhduar

Maqedonia

Analistët: Proceset reformuese duhen vazhduar

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 18:01
Shkupi

Edhe përkundër kërkesës së vazhdueshme nga ana e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, theksi për pushtetin mbeten reformat dhe proceset integruese. 

Analistët politik për Televizionin kombëtar në gjuhën shqipe në Maqedoni thonë që mandatin e saj, kjo shumicë qeveritare do ta çojë deri në fund. 

Për opinionistin  Sefer Selimi temat për të cilat shumica thotë se nevojitet zgjidhje ligjore, siç janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ligji  për Prokurorinë, dhe regjistrimi,   nuk mund të pritet asgjë e re pos përplasje dhe retorikë politike  mes subjekteve.  

“Kjo Qeveri do ta shtyjë mandatin deri në fund, për shkak se edhe vet formimi I kësaj qeverie ishte për ti debllokuar proceset integruese të RMV, me çka edhe dy pengesat kryesore në aspektin e politikës së jashtme u tejkaluan tani ngelen proceset e reformimit të brendëshëm të RMV. Mos të harojmë se kjo Qeveri përskaj shumicës që ka me partitë brenda kualicionit, ka edhe një rezervë të 8 deputetëve të cilët votuan edhe për ndryshimet kushtetuese” – tha analisti, Sefer Selimi.  

Gazetari dhe opinionisti  Lirim Dullovi,  konsideron se fillimisht duhet meduar për mungesën e funksionimit të  drejtësisë, si shtylla themelore e çdo shteti funksional, dhe më pas mund të flitet nëse ka apo jo hapësirë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Nëse deri më tani ka qenë vetem konstatim i shqiptarëve se në vend nuk funksionon shteti i së drejtës, ky konstatim po vërehet edhe tek etniteti maqedonas, dhe shqoqëria aq më tepër autoritetet në vend duhet të punojnë në drejtim të përmirësimit dhe ndryshimit të situates së krijuar, shprehet Dullovi.    

“Jo vetëm shqiptarët të cilët deri më tani kanë pasë ankesa në këtë sistem, po tani edhe maqedonasit po e shohin se me veprimet e fundit të aktorëve kryesorë të Prokurorisë Speciale, më u humbën shpresat edhe tek pala maqedonase. Pra për herë të parë po bindemi, se në këtë shtet nuk ka funksionuar asgjë, dhe tani duhet ta konstatojmë këtë gjendje, dhe duhet të mendojmë seriozisht se si mund ta ndryshojmë” – deklaroi Lirim Dullovi, Botues i Gazetës “Koha”.

Opinionistët  thonë se  qeveria aktuale dhe kryeministri ,duhet që maksimalisht t’i shfrytëzojnë kapacitetet  për ti shtyrë proceset përpara, dhe asesi të mos mendohet për zgjedhje të parakohshme.

Ditë më parë kryeministri Zaev  edhe një herë I bëri thirrje liderit të VMRO-së Hristijan Mickovskit  për të reflektuar sa i përket miratimit të propozim ligjit për prokurorinë publike dhe cështjeve të tjera  të vendosura në tavolinë,  duke propozuar ndryshime rrënjësore në Prokurorinë Speciale që sipas kryeministrit premton fillimin e funksionimit të shtetit juridik dhe luftën e pakomromis me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kryeministri vazhdon të këmbëngulë që takimet mes liderëve politik janë të dobishme për  debllokimin e proceseve, duke e pranuar edhe ofertën që një takim i tillë liderësh të thirret edhe nga ana e presidentit të shtetit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...