Joveski: Paratë për aferën “Haraçi” janë paguar në dorë

Maqedonia

Joveski: Paratë për aferën “Haraçi” janë paguar në dorë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 09:13
Ljubomir Joveski

I pari i Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) në Maqedoni, Ljubomir Joveski ka folur edhe një herë për afërën “Haraçi”, duke thënë se secili që ka bërë manipulime me para do të përgjigjet para institucioneve të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Hetimi për këtë lëndë do të zgjerohet tek njerëz të caktuar. Në këtë moment nuk mund të them se ka të përfshirë politikanë apo deputetë, prokurorë apo persona tjerë në vend. Jemi duke vepruar në mënyrë joselektive për të hetuar gjithë lëndën për të zbardhur çdo detaj. Ai që ka bërë krim do të përgjigjet dhe të njejtët nuk do të kursehen” tha Jovevski, duke shtuar se 1.5 milionë euro në këtë aferë janë dhënë në formë të cash në dorën e Bojan Jovanovskit (Boki 13) dhe Zoran Milevski apo i njohur si Kiçaec.

“Paratë janë dhënë në dorë dhe janë dhënë në dy periudha të ndryshme. Më shumë detaje nuk mund të jap pasi nuk dua të dëmtoj procedurën hetimore” ka përfunduar Joveski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat