Ligji i ri për PSP-në prej nesër në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut - Bota Sot
Ligji i ri për PSP-në prej nesër në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Ligji i ri për PSP-në prej nesër në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 09:37
Kuvedni i Maqedonisë Veriore

Teksti i ri për Prokurorinë Speciale Publike (PSP) dhe ligjin që rregullon integrimin e kësaj prokurorie nën ombrellën e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), për krim të organizuar dhe korrupsion, këtë javë duhet të merret parasysh nga deputetët dhe të vendos për fatin e bashkimit të dy prokurorive.

Këtë ndryshim e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev në konferencë për shtyp ditën e premte (19 korrik) duke thënë se kjo zgjidhje nuk i jep mundësi OBRM-PDUKM-së që të gjejë arsyetime për të votuar ligjin e ri të PTHP-së.

Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM-ja tha se pajtohet me integrimin e PSP-së në PTHP por jo me propozimin tjetër, që Vilma Ruskoska të udhëheq këtë organ të ri të Prokurorisë Publike. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...