Koçanit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për të shtyrë mbajtjen e burgut

Maqedonia

Koçanit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për të shtyrë mbajtjen e burgut

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 11:53
Sead Koçan

Sead Koçan duhej të lajmërohet më 17 korrik për vuajtjen e dënimit me burg prej 4 vjet e 8 muaj pasi gjykata e Apelit në mars të këtij viti i ka zvogëluar dënimin e shkallës së parë nga 6 vjet, i cili fillimisht ishte dënuar nën akuzën për keqpërdorim të furnizimit publik në korrik të vitit 2018.

Por, ai deri tani dy herë ka kërkuar nga gjykatat e Maqedonisë që të prolongohet vendimi për të bërë burgun e caktuar prej 4 vjet e 8 muaj.

Edhe sot, Gjykata Themelore Shkupi 1 ka refuzuar kërkesën e tij dhe tanimë ai duhet të fillojë vuajtjen e dënimit. E këtë, sipas njoftimit të kësaj gjykate duhet ta nisë mënjëherë. Koçan mund të ankohet në Gjykatën Penale për këtë vendim.

Kujtojmë se pasuria e kompanisë së tij “Transmet” ishte ngrirë gjatë javës së kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat