Agjencia për shërbime audiovizuale kërkon informata për gjendjen faktike në 1TV

Maqedonia

Agjencia për shërbime audiovizuale kërkon informata për gjendjen faktike në 1TV

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 12:23
Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale

 Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale si rregullator ka filluar procedurë për konstatimin nëse është shkelur dispozita ligjore e cila ndalon bashkim të fshehtë në televizionin 1TV dhe për ta konstatuar gjendjen faktike i drejtohet organeve relevante shtetërore të cilat do të mund të kenë informata me rëndësi për procedurën. Në atë kontekst, theksojnë nga ASHAAM, është deklarata e drejtorit të Agjencisë, Zoran Trajçevski në emisionin “Kod” i cili në mënyrë të qartë thekson se pritet përgjigje nga MPB në mënyrë që të konstatohet e vërteta për njohuritë e marra.

“Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale i bën thirrje MPB-së që bashkëpunimin ndërinstitucional dhe transparencën ndaj opinionit të mos i etiketojë si përhapje të dezinformatave. Agjencia iu drejtua MPB-së për t’i kontrolluar njohuritë se personit Bojan Jovanovski i është ndarë sigurim si pronarit të 1TV. Siç edhe është e ditur në opinion, rregullatori ka filluar procedurë për konstatimin nëse është shkelur dispozita ligjore e cila ndalon bashkim të fshehtë. Për ta konstatuar gjendjen faktike, Agjencia iu drejtohet organeve shtetërore të cilat mund të kenë informata me rëndësi për procedurën”, thuhet në kumtesën e sotme të ASHAAM.

Në këtë kontekst, thonë nga Agjencia, është edhe deklarata e drejtorit të Agjencisë, Zoran Trajçevski në emisionin “Kod” i cili në mënyrë të qartë thekson se pritet përgjigje nga MPB-ja në mënyrë që të konstatohet e vërteta e njohurive të marra.

“Mënyra më efikase për luftë kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme është kontrollimi i fakteve. Mu për atë arsye, derisa nuk e mbyllë procedurën, Agjencia do të vazhdojë të kërkojë informata nga institucionet kompetente. Sa i përket informatës së kërkuar nga MPB, shpresojmë se ajo do të na parashtrohet me shpejtësi të njejtë me të cilën ishte përgatitur demanti i djeshëm”, shtohet në kumtesën e Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat