Këto janë çmimet e reja të derivateve në Maqedoni

Maqedonia

Këto janë çmimet e reja të derivateve në Maqedoni

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 13:00
Derivate

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni ka vërtetuar ndryshimet javore të çmimeve të derivateve të naftës. Pas rritjes së çmimit gjatë javës së kaluar, këtë javë ka zbritje prej 1 denarë.

Çmimi i ri i benzinës EUROSUPER BS-95 do të kushtojë për 69,5 denar për litër, derisa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 71.5 denarë për litër.

Eurodizeli nga 62 denarë do të lirohet për një gjys denari dhe do të kushtojë 61.5 denar për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 51 denar për litër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat