Miratohet nevoja për Ligjin për arsim fillor në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Miratohet nevoja për Ligjin për arsim fillor në Maqedoninë e Veriut

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 15:04

Komisioni juridik-ligjvënës ka miratuar nevojën për Propozim Ligjin për arsim fillor dhe Propozim ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionist në arsimin fillor dhe të mesëm.

Javën e kaluar u zhvillua debat i ashpër në këtë komision me opozitën, e cila akuzoi pushtetin dhe Ministrinë e Arsimit se nuk kanë respektuar rregulloren e Kuvendit dhe Ligjin për gjuhën shqipe gjatë dorëzimit të propozim ligjeve në Kuvend. Por sot mundësuan që ky ligj të hyjë në procedurat e mëtejme parlamentare. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, deklaroi se këto dy propozim ligje kanë fokus përmirësimin e cilësisë në arsim.

Ky propozim ligj është i bazuar në të dhëna, në analiza kredibile dhe përmban zgjidhje kualitative me të cilat përmirësojmë gjendjen në arsimin fillor, përmirësojmë kualitetin, përmirësojmë cilësinë. Në hartimin e të njëjtit kanë marrë pjesë përfaqësues nga grupe të ndryshme, përfaqësues nga institucione ndërkombëtare vendore, përfshirë edhe institucionet vendore, janë zhvilluar debate publike”- tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat