Prokuroria ka marrë raportin nga ekspertiza e telefonit të Janevës

Maqedonia

Prokuroria ka marrë raportin nga ekspertiza e telefonit të Janevës

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 15:22
Katica Janeva

Prokuroria për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka marrë raport nga ekspertiza e telefonit të prokurorja speciale publike, Katica Janeva, që ishte marrë në lidhje me hetimin në rastin “Haraçi”, konfirmojnë për AIM-në nga Prokuroria.

Detajet zyrtare nga ajo që tregon raporti i ekspertizës, siç thonë ata nga Prokuroria, nuk mund të bëhen publike në interes të hetimit.

Ekspertiza e telefonit të Janevës kishte për qëllim të shihte komunikimin e saj me të dyshuarit në rastin “Haraçi”.

Shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, në intervistën për “KOD” tregoi se ata kanë inçizimet ku dëgjohet dhe shihet se i dyshuari Bojan Jovanovski ka biseduar me biznesmenin dëshmitarë, në dëgjimet telefonik ishte edhe në prokuror publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat