Grubi: Lideri i ri i PSP-së të zgjidhet nga Këshilli i Prokurorëve Publik - Bota Sot
Grubi: Lideri i ri i PSP-së të zgjidhet nga Këshilli i Prokurorëve Publik

Maqedonia

Grubi: Lideri i ri i PSP-së të zgjidhet nga Këshilli i Prokurorëve Publik

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:04
Artan Grubi

Deputeti Artan Grubi, në emër të BDI-së, kërkoi që pasardhësi i Katica Janevës, si kryetare e Prokurorisë Speciale Publike, të zgjidhet menjëherë nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, ndërsa punën e saj ta vazhdoj Vilma Ruskovska nga Prokuroria Publike për krimin t[ organizuar dhe korrupsion.

“Nuk është çështje e Kuvendit apo Qeverisë të përcaktojë kryetarin e ri të prokurorisë për krimin e organizuar dhe korrupsionin që duhet të trashëgojë PSP-në, por është e Këshillit t Prokurorëve,” komentoi sot sekretari i BDI-së.

Sipas deklaratës, BDI pajtohet me propozim ligjin e LSDM-së dhe Zaevin sipas së cilës PSP do të integrohet në PTHP si Prokurori Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por të zgjidhet menjëherë lideri nga Këshilli i Prokurorëve.

“Nuk është çështje e partive politike të ndërhynë në vendimet e personelit për prokuror të ri. Kur e bënë këtë para 4 vjetëve, ne shohim tani se çfarë doli”, thotë Grubi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...