Ish-ministri i Qeverisë së Gruevskit përfundon në spital

Maqedonia

Ish-ministri i Qeverisë së Gruevskit përfundon në spital

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 17:18
Ilustrim

Ish-ministri i qeverisjes së kaluar të udhëhequr nga Nikolla Gruevski sot sërish ka përfunduar në spital. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, i cili nga burgu i Shutkës sot ka përfunduar në një klinikë private në Shkup, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndeësore, njoftoi portali A1oN.
Sipas avokatit të tij, mjekët kanë kërkuar që ai të trajtohet në një klinikë private për shkak të problemeve shëndetësore. Janakievski po akuzohet për disa vepra të kryera që janë hetuar nga Prokuroria Speciale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat