Mbështetja për Maqedoninë e Veriut të bëhet anëtare e fuqishme dhe efektive e NATO-s

Maqedonia

Mbështetja për Maqedoninë e Veriut të bëhet anëtare e fuqishme dhe efektive e NATO-s

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 19:21
Xhefri Pajat

Fokusi i SHBA-së është që ta mbështesim Maqedoninë e Veriut të bëhet anëtare e fuqishme dhe efektive e NATO-s, thotë ambasadori amerikan në Greqi, Xhefri Pajat në intervistën për gazetën greke “Katimerini”.

Lidhur me këtë çfarë shenjash merr nga Qeveria e re greke rreth Marrëveshjes së Prespës, thotë se “për Prespën, do ta lërë Qeverinë greke të thotë vetë”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Për mua, është e rëndësi se 27 vjet çështja për emrin ishte burim i nervozizmit midis diplomatëve amerikanë dhe kolegëve të tyre grekë, tashmë nuk ekziston problem në marrëdhëniet greko-amerikane. Jemi të përqendruar në mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Atje do të përqendrohemi në vjeshtë dhe në bashkëpunimin tonë me Kongresin. Greqia, gjithsesi ishte vendi i parë që e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, që do të thotë e keni përmbyllur çështjen”, thotë Pajat në intervistë.

Ambasadori amerikan shton se ata e mbështesin rolin e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa si shembull e jep mbikëqyrjen e hapësirës ajrore nga aeroplanë ushtarakë grekë dhe i përmend mundësitë për bashkëpunim dypalësh.

Në intervistën për “Katimerinin”, Pajat e përmend edhe ambasadoren e re amerikane në Shkup, Kjet Berns, për të cilën Dimitrivi gjatë takimit të paradokohshëm të tyre në konferencën “Ekonomist në Athinë i ka thënë se është njëra ndër më të mirat në diplomacinë amerikane.

“Shumë jam krenar për faktin se ish kryesorja e detyrës në Athinë, Kejt Berns tani është ambasadore në Shkup. i thash ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, kur ishte në konferencën e ‘Ekonomist’ se u kemi dërguar njërin ndër më të mirit në diplomacinë amerikane”, thotë Pajat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat