Pasaporta e Maqedonisë së Veriut e 46-ta në botë

Maqedonia

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut e 46-ta në botë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:54
Ilustrim

Në publikimin e listës më të re të Henley&Partners, të pasaportave më të fuqishme, që konsiderohen si më të fuqishme në botë, i pari renditet Japonia dhe Singapori, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet e 46-ta.

Ndërsa qytetarët e Japonisë dhe Singaporit mund të udhëtojnë në 189 vende pa viza, qytetarët e vendit tonë mund të udhëtojnë në 123 vende pa pengesa.

Nga vendet në rajon, Sllovenia renditet e 10-ta, shtetasit e të cilës mund të udhëtojnë pa viza në 179 vende, pason Kroacia në vendin e 20 me 167 vende, njofton agjencia e lajmeve “Tanjug”.

Pas Maqedonisë së Veriut renditen Mali i Zi me 122 vende, pastaj Bosnja dhe Hercegovina në vendin 51 (116) dhe Shqipëria në 52 (113).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat