Interes i lartë për privatizim të tokës shtetërore në Maqedoni, deri më tani janë dorëzuar 9.000 kërkesa të reja - Bota Sot
Interes i lartë për privatizim të tokës shtetërore në Maqedoni, deri më tani janë dorëzuar 9.000 kërkesa të reja

Maqedonia

Interes i lartë për privatizim të tokës shtetërore në Maqedoni, deri më tani janë dorëzuar 9.000 kërkesa të reja

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 22:17
Pamje nga takimi

Interes i lartë tek qytetarët për të dorëzuar kërkesë për privatizim të tokës shtetërore, pasi që vitin e kaluar është dhënë mundësi e re për kërkesa, kështu është thënë sot në takimin mes zëvendësministres së financave Shiret Elezi dhe drejtoreshës së Drejtorisë për punë pronësoro-juridike Shasine Kasami. Mbi 9.000 kërkesa janë dorëzuar në këtë periudhë, por gjithashtu punohet në procedurë të shpejtë për zgjidhjen e të gjithë lëndëve të dorëzuara, me rreth 11.400 lëndë të reja të zgjidhura.

Elezi ka thënë se dhënia e afatit të ri deri në vitin 2021 për dorëzimin e kërkesave për privatizim, ka qenë në drejtim që të dilet në ndihmë qytetarëve të cilët pas skadimit të afatit në vitin 2014 nuk kanë mundur të privatizojnë tokën.

‘Kur janë bërë ndryshimet ligjore në Ministrinë e financave kemi marrë parasysh kërkesat e qytetarëve. Në atë periudhë ka pasur reagime nga qytetarët të cilët nuk kanë arritur që të zënë afatin për dorëzim të kërkesave në vitin 2014, si qytetarë që jetojnë jashtë por edhe ato që jetojnë në vend. Për këtë qëllim me zgjidhjet e reja ligjore kemi vazhduar afatin deri në vitin 2021. Në bazë të të dhënave dhe kërkesave të reja të dorëzuara në Drejtorinë për punë pronësoro-juridike shihet se ka interes tek qytetarët dhe se vazhdimi i afatit ishte thelbësore”, ka thënë kështu Elezi duke shtuar se e rëndësishme është që të ketë dinamikë të mirë të zgjidhjes së lëndëve të dorëzuara.

Që qytetarët të dinë se në cilën fazë është lënda e tyre Ministria e financave dhe Drejtoria për punë pronësoro-juridike kanë përpunuar një ueb platformë  inance.gov.mk, përmes të cilës qytetarët do të dinë në secilin moment se deri ku është kërkesa e tyre. Për momentin në sistem janë të qasshme vetëm lëndët e privatizimit nga viti 2018 dhe 2019 kurse në procedurë e sipër është dhe vendosja e lëndëve të vjetra, me tendencë që gjatë vitit të ardhshëm do të vendosen edhe të gjitha lëndët e vjetra të cilat janë në procedurë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...