Ligji për PSP-në para Qeverisë, ministrat do të shqyrtojnë edhe ligjin për Këshillin e prokurorëve publik

Maqedonia

Ligji për PSP-në para Qeverisë, ministrat do të shqyrtojnë edhe ligjin për Këshillin e prokurorëve publik

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 09:26
Zoran Zaev

Në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë do të shqyrtohet Propozim-ligji për prokurorinë publike, si dhe Propozim ligji për Këshillin e prokurorëve publik të RMV-së, kanë njoftuar mëngjesin e sotëm nga Qeveria, shkruan Alsat.

Siç kishte paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev, propozim ligji i ri për prokurorinë publike parasheh inkorporim të PSP-së në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupsionit, që udhëhiqet nga Prokurorja Vilma Ruskoska. Nga VMRO-DPMNE-ja, mbrëmë kanë paralajmëruar se do të kërkojnë përbërje të re të Këshillit për Prokurorë Publik, i cili do të jetë pastaj i obliguar të zgjedh kreun e ri të Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat