Stefanova: Nuk është e vërtetë se jam arrestuar

Maqedonia

Stefanova: Nuk është e vërtetë se jam arrestuar

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 11:30
Prokurorja nga PSP, Lile Stefanova

Prokurorja nga PSP, Lile Stefanova e ka mohuar informacionin se është arrestuar. Ky informacion u shfaq sot në mëngjes në rrjetet sociale, por edhe në disa media. Që kur Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit e ka hapur hetimin për rastin “Haraçi” një pjesë e mediave vazhdimisht e përmendin emrin e saj, por prokurorja nuk është e dyshuar në rastin.

“Kategorikisht mohoj informacionin se kam qenë e arrestuar. Për çdo spekulim të ardhshëm do të marrë masa ligjore”, deklaroi Stefanova për “Fokus”.

Lajmi për arrestimin e Stefanovas është mohuar edhe nga Prokuroria Speciale Publike.

Më herët mediat spekuluan se është bërë edhe kontroll në shtëpinë e prokurores, por ajo këtë informacion personalisht e ka mohuar, por e ka mohuar edhe prokurorja Vilma Ruskovska, e cila udhëheq me hetimin për rastin “Haraçi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat