Carovska: Të punësuarit në çerdhe marrin paga më të larta për 16 përqind

Maqedonia

Carovska: Të punësuarit në çerdhe marrin paga më të larta për 16 përqind

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 15:02
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska

Të punësuarit nëpër çerdhet nga qershori marrin për 16 përqind paga më të larta, që është rritje më e madhe deri më tani, deklaroi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska.

“Jam e lumtur që kuadri në çerdhe, meritor për kujdesin e fëmijëve, të cilët janë e ardhmja e vendit tonë, kanë marrë rritje të konsiderueshme të pagave. Duke filluar nga paga e qershorit ku një pjese të madhe vetëm se iu është paguar, kuadri profesional ka marrë rritje në mesatare prej 16 përqind, që është rreth 3.000 denarë neto për çdo të punësuar”, tha Carovska.

Në shtator, siç tha ajo, të punësuarit çerdhe do të marrin edhe një rritje prej pesë përqind.

“Paga neto për edukator me arsim të lartë rritet për 16.26 përqind gjegjësisht nga 20.546 në 23.731 denarë. Rritja e pagave bëhet në përputhje me Ligjin për punësim në sektorin publik dhe me këtë do të përfshihen 3.3138 nga gjithsej 4.577 të punësuar, gjegjësisht 68.5 përqind”, tha Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat