Arsovski: “Boki 13” nuk ka mund të marrë haraç miliona euro nga biznesmenët pa Janevën

Maqedonia

Arsovski: “Boki 13” nuk ka mund të marrë haraç miliona euro nga biznesmenët pa Janevën

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 15:43

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në deklaratë për shtyp deklaroi se “Boki 13” nuk ka mund të marrë “haraç” miliona euro nga biznesmenët pa Janevën.

“Katica Janeva është një nga oktapodët princip. Pa ndihmën e saj dhe ndihmës së Zoran Zaevit dhe funksionarëve tjerë nga pushteti “Boki 13″ nuk ka mundur të marrë haraç miliona euro nga biznesmenët”, tha Arsovski.

Ai tha se Janeva praktikisht pranoi se PSP-në e shndërruan në biznes të haraçit dhe se atje janë strehuar kriminelët më të mëdhenj të vendit duke përfshirë edhe atë vetë.

“Katica Janeva refuzoi të sqaroj dhe pse ka gënjyer se telefoni i saj është vjedhur, kur ajo të njëjtin telefon vetë e ka shitur”, akuzon Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat