OBRM-PDUKM: E përgatisim Propozim-ligjin për Prokurori Publike dhe së shpejti do të dorëzohet në Kuvend

Maqedonia

OBRM-PDUKM: E përgatisim Propozim-ligjin për Prokurori Publike dhe së shpejti do të dorëzohet në Kuvend

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 22:51
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet një njoftimi thonë se LSDM humbi mundësinë në luftimin kundër krimit dhe korrupsionit.

OBRM-PDUKM thotë se LSDM jo vetëm që nuk shfaqën vullnet, por edhe gjatë tre viteve të kaluara krimin dhe korrupsionin e institucionalizuan.

“Është krejtësisht hipokrite që LSDM po flet për shtet ligjor dhe sundim të ligjit, dhe Dragi Rashkovski ende është sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, Kurto Dudush ende është kryetar komune, Kiki dhe Friki janë ende të lirë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti theksojnë se Propozim-ligji për Prokurori Publike përgatitet dhe i njëjti së shpejti do të dorëzohet në Kuvend.

Më herët LSDM bëri thirrje që opozita maqedonase të përkrahë Propozim-ligjin për prokurori publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat