Ohri dhe Struga për 10 ditë duhet të miratojnë plan me afat për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s

Maqedonia

Ohri dhe Struga për 10 ditë duhet të miratojnë plan me afat për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 22:59
Ohri

Qeveria sot në mbledhjen e 144-të miratoi vendimin që ta tërheq Ligjin për menaxhimin me trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit dhe ju rekomandon komunave të rajonit të shpallin moratorium të aktiviteteve ndërtimore deri në miratimin e Planit për menaxhimin me trashëgiminë kulturore dhe natyrore.

Siç njofton shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria ju rekomandon komunave të Strugës dhe Ohrit që në afat prej 10 ditësh të përgatisin plan me afat për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s për kompetencat që kanë të bëjnë për komunat dhe në afat prej dy ditësh pas miratimit të këtyre planeve nga ana e këshillave të komunave, t’i njoftojnë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Këto ministri me vendim të mbledhjes së sotme janë të obliguara të koordinojnë aktivitetet ndërinstitucionale për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s dhe një herë në muaj ta njoftojnë Qeverinë për progresin në zbatimin e rekomandimeve.

“Qeveria në mbledhje miratoi Informacionin për pjesëmarrjen e delegacionit të RMV-së në mbledhjen e 43-të të Komitetit për trashëgimi botërore të UNESCO-s në Baku, dhe edhe një herë e riafirmoi përcaktimin që të mbrohet statusi i rajonit të Ohrit si trashëgimi botërore e vendosur në listën e UNESCO-s”, thuhet në kumtesën se shërbimit qeveritar për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat