Femrat s'janë të lindura për të burgosur burrat, por për t'u mikluar nga burrat

Maqedonia

Femrat s'janë të lindura për të burgosur burrat, por për t'u mikluar nga burrat

Nga: Sulejman Mehazi Më: 24 korrik 2019 Në ora: 07:43
Sulejman Mehazi

Sa budalla kishim qene, u bëmë krejt qejf se më në fund u formua një Prokurori Speciale femrash pa një gjykatës mashkull.

Muleee se femrat do të  burgosin elitën kriminele  e kurvërore të meshkujve. Sa naivë e mendjelehtë paskemi qenë, hajde mendje hajde,  radakja e pa lëmuar e femrave do gjykonte radaken e lëmuar të burrave kriminelë.

Lakmueset e kësaj bote, siç janë femrat me shumë dëshira, do burgosin meshkujt e fuqishëm, dinak e të korruptuar! 

Tani u bindëm se për të dënuar burrat duheshka burrë mbi burrë, sa të pa logjikshëm paskemi qenë, kur s'kemi dëgjuar e parë që pula të gjykojë gjelin, hajde mendje, hajde.

Pse dhe në Shqipëri e Hungari në krye të Gjykatave Speciale janë femrat?, përgjigja, për të shpetuar politikanët e kriminalizuar. 

Femrat s'janë të krijuara për të gjykuar meshkujt, ato janë të lindura për t'u mikluar nga meshkujt me fjalë, dhurata, ar, argjent, para, e dashuri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat