Policia në gjah pas garave ilegale, pasojnë dënime të rënda

Maqedonia

Policia në gjah pas garave ilegale, pasojnë dënime të rënda

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Tetova dhe qytetet tjera, së bashku me austradat e vendit pas orës 22:00 shndërrohen në vende ku veturat masin forcën dhe për këtë ka ankesa nga qytetarët deri tek autoritet duke pasur frikë për sigurinë e lëvizjes.

Policia e Tetovës ka marrë masa dhe për këtë ka shtuar ekipet e patrullimit në qytet dhe në autostradat për Tetovë dhe Gostivar, ku edhe organizohen këto gara.

“Ka ankesa të qytetarëve dhe kanë paraqitur raste të garave ilegale. Në vendet ku paraqiten gara ilegale tanimë ka grupe policësh për të patrulluar rrugët e për të parandaluar këtë dukuri të rrezikshme për jetën e vozitësve dhe qytetarëve në rrugë” thonë nga policia e Tetovës.

Gjithashtu, edhe qytetet tjera janë duke organizuar kontrolle nëpër rrugë magjistrale dhe lokale. Përndryshe, në Ligjin për siguri në komunikacion, garat ilegale dënohët me nga 45 deri 400 euro dhe marrje e lejes së vozitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat