Zotërinj të BDI-së, a shqiptarët kanë sakrifikuar më shumë për ju apo ju për shqiptarët?

Maqedonia

Zotërinj të BDI-së, a shqiptarët kanë sakrifikuar më shumë për ju apo ju për shqiptarët?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 27 korrik 2019 Në ora: 12:15
Sulejman Mehazi

Po si është e mundur kjo pa trupësi e politikanëve tanë, si është e mundur të jenë kaq të dobët moralisht e shpirtërisht. Si është e mundur të luajnë politikanët maqedonas, t'ju shkelmosin politikisht si të duan ata, si mund aq lehtë t'ju mashtrojnë me pak sende, haram ju qofshin votat që ua kemi dhënë, për kurrgjë s'paskërkeni qenë, as gjuha zyrtare shqipe, as buxheti shtetëror për ne askund, as ekonomia, as arsimi, as kultura, kur të duan na burgosin, na vrasin, na nënçmojnë maqedonasit.

Po një grusht janë, ore, 500 mijë maqedonas s'ju marrin në dorë, po nuk duhet më shumë se pesë burra të fortë e besnikë shqiptarë për t'i mposhtur këta gruevskat e vegjël, po halli se ku t'i gjejmë pesë Hasan Prishtina e Adem Jashara, që sakrifikuan pasuritë e familjet e tyre për të mirën e shqiptarisë.

Ju pyesim ne, juve, zotërinj të BDI-së, çfarë sakrifikuat ju për votuesit tuaj, për popullin tuaj? Asgjë. Dhe një pyetje? A shqiptarë kanë sakrifikuar më shumë për ju, apo ju për shqiptarët? Kaq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat