Biznesmenët në Maqedoni ankohen për pushime mjekësore fiktive

Maqedonia

Biznesmenët në Maqedoni ankohen për pushime mjekësore fiktive

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 18:16
Ilustrim

Biznesmenët po kërkojnë mekanizma të reja për të mbrojtur veten nga pushimet mjekësore fiktive të të punësuarve në sektorin privat.

Nga Organizata e Punëdhënësve thotë se nuk mund të kenë kontroll  dhe të jenë të sigurt që punëtorët nuk i keqpërdorin të drejtat e tyre për të hapur pushim mjekësor. Nga kjo shoqatë thotë se ata janë për respektimin e Ligjit mbi marrëdhëniet e punës, por besojnë se kontrollet në këtë fushë janë shumë të dobëta.

“Zgjidhja është të forcohen kontrollet. Përveç këtij Komisioni, të formohen të paktën dhe disa komisione në nivel rajonal, ku për çdo pushim mjekësor të dyshimtë, ne si punëdhënës të kemi të drejtë të reagojnë tek ai komisioni. Ai duhet të dalë në një afat të caktuar, normal dhe jo pas tre muajsh për kontroll të një mendim të tillë dhe të fitojmë një raport për atë që është konstatuar”, tha Angle Dimitrov, kryetar i Organizatës së Punëdhënësve.

Të punësuarit në sektorin publik, hapin pushim mjekësor për shkak të presioneve në vendin e punës, por atë nuk mund ta raportojnë – thonë nga sindikata që përfaqëson administratorët në vend.

Përveç pushimit mjekësor, sindikatat thonë se punonjësit shtetërorë gjithashtu marrin pushim më të gjatë të papaguar për të shmangur degradimin dhe përndjekjen e përditshme në institucionin ose kompaninë shtetërore në të cilën ata punojnë.

Problemi me pushimet mjekësore fiktive është një temë e vjetër në vend, por është aktualizuar me rastin e prokurores speciale në largim, Katica Janeva. Askush nuk ka njoftuar se cila ishte arsyeja që ajo të hapte një pushim mjekësor dhe nëse dikush kontrollonte nga se vuante Janeva. Nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk iu përgjigjën pyetjeve, si i kontrollojë pushimet mjekësore, dhe sa pushime mjekësore fiktive kanë konstatuar në vitet e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat