Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 09:01
Moti sot

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, ndërsa në orët e pasdites kryesisht në pjesët malore do të ketë vranësira dhe reshje të shiut me stuhi.

Temperaturat minimale do të jenë në intervalin nga 14 deri 21 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 30 deri 38 gradë celsius.

Moti në Shkup do të jetë kryesisht me diell, gjatë ditës me temperatura të larta, por gjatë pasdites për një periudhë të shkurtër moti do të jetë jostabil me reshje të shiut dhe me stuhi. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri 35 gradë celsius.

Gjatë ditës së hënë moti pritet të jetë më i freskët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat