VMRO-DPMNE: Ligjet në Maqedoni nuk vlejnë për pushtetin

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Ligjet në Maqedoni nuk vlejnë për pushtetin

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 09:46
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “Zoran Zaevi është koka e oktapodit kriminal. Zoran Zaev e la në liri Zhan Zhelezarski, i cili në vend se të jetë në burg ai bën haraç, kërcënohet dhe rreh njerëz në Koçan”.

Sipas tyre, Zaev solli liri për kriminelët dhe frikë te qytetarët dhe se njerëzit e pafajshëm i durojnë bandat kriminale të Zaevit dhe terrorit të tyre.

“Qeveria e stimulon krimin. Vrasësi i Martin Neshkovskit është në liri, në liri janë edhe dy vrasësit nga Haraçina që vranë tre fëmijë, kurse në burg janë qytetarë për kundërvajtje kur nuk kanë para ta paguajnë dënimin”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM thotë se vrasësit e ‘Monstrës’ janë në liri ndërsa patriotët në burg, kurse Zoran Zaev po luan me fatin e familjeve.

“Ligjet në Maqedoni nuk vlejnë për pushtetin. Nuk ka asnjë rast për Dragi Rashkovskin, për të cilin ka dyshime se ka kryer krim, ndërsa në stacion policor thirrin dhe malltretojnë gazetarë, që kanë publikuar informacione”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare maqedonase.

Ata shtojnë se nuk ka procedurë as për Katica Janevën ndërsa Zoran Zaev është ende kryeministër edhe pse në video incizim kërkon ryshfet.

“Kaosi që LSDM e solli duhet të ndalojë. Maqedonia meriton drejtësi. Qytetarët presin drejtësi. Nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare dhe Prokurori Publike që do të jetë e pavarur financiarisht”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat