Nga java e ardhshme në Tabanoc do të kemi vetëm një ndalesë

Maqedonia

Nga java e ardhshme në Tabanoc do të kemi vetëm një ndalesë

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 10:22
Tabanoc

Në javën që vjen fillon zbatimi i doganimit të përbashkët mes Maqedonisë dhe Serbisë. Kjo marrëveshjes e nënshkruar mes dy vendeve pritet ta lehtësojë kalimin e kufirit si për udhëtarët ashtu edhe për transportuesit.

Koncepti i kontrolleve të përbashkëta kufitare (One-stop shop) është me procedura më të lehta që po kryhen në një vendkalim të përbashkët kufitar, me numër minimal të ndalimeve, ku kontrollimi i udhëtarëve, mallrave bëhet vetëm në një vend. Me ndërrimin e konceptit për kontroll të përbashkët lehtësohet kalimi i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese në komunikacionin rrugor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për udhëtarët dhe transportuesit të cilët nga Serbia shkojnë drejt Maqedonisë së Veriut, kontrollin do ta kryejë Serbia në territorin e Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar Tabanoc, ndërsa kontrollimin e atyre që udhëtojnë nga Maqedonia e Veriut drejt Serbisë do ta kryejnë kufitarët nga Maqedonia në vendkalimin kufitar në Preshevë.

Në kontrollet kufitare kryesisht janë të përfshira organet që janë përgjegjëse për kontroll të lëvizjes së personave, mallrave dhe mjeteve transportuese, si dhe zbatimet e formaliteteve doganore.

Sipas autoriteteve kompetente ndryshimi i këtij koncepti parasheh një objekt të përbashkët në vendkalim ku kryhen formalitetet kufitare.

Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë thonë se përvojat në botë, si dhe praktika që ekziston në këtë lloj të kontrollit, shpejtojnë dhe lehtësojnë kalimin e personave dhe mallrave dhe ka ndikim pozitiv në uljen e shpenzimeve për kalim të kufirit.

Kontroll të përbashkët krahas vendkalimit kufitar në Tabanoc, pritet të ketë edhe Qafëthanë me Shqipërinë dhe në kalimin hekurudhor Tabanoc me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat