Propozim -ligji për Prokurori publike në seancë parlamentare më 27 gusht

Maqedonia

Propozim -ligji për Prokurori publike në seancë parlamentare më 27 gusht

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 13:18
Foto

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka caktuar seancën për Ligjin e propozuar të Prokurorisë publike më 27 gusht. Propozim- ligji siç mund të shihet në ueb faqen e Kuvendit është me flamur evropian dhe do të sillet në procedurë të shkurtuar.

Për miratimin e këtij ligji nevojitet dy të tretat e shumicës në Parlament. Kur e ka shpjeguar dhe paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev, kërkoi mbështetje nga gjitha partitë politike.

Në të siç tha, janë inkorporuar të gjitha pikat për të cilat është diskutuar me opozitën dhe me gjitha grupet parlamentare që janë të pranueshme për të gjithë, nëse jo, siç ka potencuar, për numrin më të madh të deputetëve.

Ai ka sqaruar se me zgjidhjen ligjore propozohet Prokuroria speciale publike të integrohet në Prokurorinë e deritanishme publike të krimit të organizuar dhe korrupsionit. PSP e re do të riemërtohet në Prokurori publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë me kompetenca në mbarë territorin e vendit dhe garanci për veprim të pavarur e cila përgjigjet në pozitën aktuale, ndërsa është në hierarki dhe vartësi të Prokurorisë publike të RMV-së.

“Në Dhomën legjislative, shtëpinë e demokracisë do të hapim dialog me të gjitha partitë politike dhe grupet parlamentare në Kuvend ku është vendi. Teksti i cili do të propozohet i ngërthen ato pika për të cilat deri tani kemi biseduar me opozitën dhe me gjitha grupet tjera parlamentare dhe me të vërtetë kanë qenë kërkesa të opozitës”, ka thënë Zaev dhe ka shtuar se pret se do të arrihet dy e treta e shumicës.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrsitijan Mickoski ka thënë se me propozimin e LSDM-së, Prokurorja speciale publike, Katica Janeva duhet të avancohet në Prokuror republikan publik, ndërsa prokurorët e tjerë të merren nga Prokuroria e re për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë që duhet të formohet.

Kjo ka thënë Mickoski, është shkelje e Ligjit të PSP-së e cila parasheh këto prokurorë pas përfundimit të mandatit të kthehen në Prokuroritë amë.

“Propozimi i VMRO-DPMNE-së është që të gjithë prokurorët sipas ligjit për PSP të kthehen në prokuroritë amë pas kalimit të mandatit, hetim të hollësishëm për rastin e turpshëm Reket, kontrollim të përfshirjes së Katica Janevës, relacioni i saj dhe lidhja me dy të dyshuarit të cilët gjenden tani në paraburgim, por jo edhe më pak i rëndësishëm relacioni i saj me pseudonime të caktuara për të cilat opinioni spekulon se janë pjesë e pushtetarëve”, tha Mickoski.

Në lidhje me lëndët e PSP-së, propozimi i VMRO-DPMNE-së është që të gjitha lëndët deri më 30.06 2017, në vend që të merren nga prokuroria e re, të merren nga prokurori shtetëror publik dhe të dërgohen atje ku këto vepra përkasin.

VMRO-DPMNE-ja propozon edhe pavarësi financiare të gjithë prokurorisë shtetërore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat