Ndryshon ligji për lojërat elektronike, fëmijët nën 14 vjeç s’do lejohen në qendrat e internetit - Bota Sot
Ndryshon ligji për lojërat elektronike, fëmijët nën 14 vjeç s’do lejohen në qendrat e internetit

Maqedonia

Ndryshon ligji për lojërat elektronike, fëmijët nën 14 vjeç s’do lejohen në qendrat e internetit

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 13:56
Foto

Hyrja e të miturve në qendrat e internetit tashmë do të ketë kufizime. Ministria e Shëndetësisë, ministria e arsimit dhe agjencia e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve kanë propozuar që fëmijët nën 14 vjeç duhet të marrin leje të firmosur nga prindërit për të frekuentuar këto ambiente.

Alma Lleshi Tandili: Të gjitha subjektet private duhet të kenë të afishuar që në hyrje këtë urdhër të ri, duke kërkuar edhe formularin e plotësuar më herët nga prindi. Formulari me të cilin duhet të pajisen fëmijët gjendet në adresën online të agjencisë dhe duhet firmosur nga të paktën njëri prej prindërve.

Megjithatë nga një vëzhgim bërë në disa qendra interneti duket se ky vendim i qeverisë nuk ka filluar të vendoset në zbatim.

Fëmijët vijojnë të frekuentojnë këto ambiente, dhe askush nuk shqetësohet për ekspozimin nga përmbajtja që mund të aksesojnë në internet.

Ligji i ri u kërkon edhe subjekteve arsimore shtetërore e private që të bllokojnë aksesin e faqeve me përmbajtje pornografike apo faqeve që nxisin dhunë. Inxhinierët e informatikës sqarojnë se bllokimi i këtyre sajteve ka disa mënyra dhe mund të bëhet lehtësisht nga vetë prindërit.

Kontrolli mbetet problematik për sa i përket telefonave celulare.

Për sa i përket monitorimit të subjekteve që ligji i detyron të ndërhyjnë në sistemin e aksesit, është agjencia për fëmijët e ngarkuar për të bërë inspektimin e nevojshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...