Ndalohen dy doganierë në Maqedoninë e Veriut, dyshohen për ryshfet - Bota Sot
Ndalohen dy doganierë në Maqedoninë e Veriut, dyshohen për ryshfet

Maqedonia

Ndalohen dy doganierë në Maqedoninë e Veriut, dyshohen për ryshfet

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 16:27
Ilustrim

Dy zyrtarë doganorë nga vendkalimin kufitar i Tabanocit janë privuar nga liria, kurse ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse. Ata dyshohen se kanë pranuar ryshfet.

“Më 28 korrik 2019, në orën 03:00, personi i dëmtuar ka paraqitur se ka dhënë ryshfet tek doganierët në VK Tabanoc, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës Departamenti për Krime Ekonomike ka vepruar menjëherë, dhe pas bastisjes personale të doganierëve Z.J. nga fshati Otle dhe T.M. nga Kumanova si dhe gjatë kontrollit të objekteve zyrtare të Drejtorisë së Doganave në Tabanoc, janë gjetur 1670 euro dhe 190 franga zvicerane. Doganierët janë privuar nga liria”, thuhet mes tjerash në kumtesën e MPB-së./Alsat/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...