Javën e ardhshme, temperatura deri në 39 gradë - Bota Sot
Javën e ardhshme, temperatura deri në 39 gradë

Maqedonia

Javën e ardhshme, temperatura deri në 39 gradë

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 16:32
Ilustrim

Moti javën e ardhshme do të ndryshojë shpesh, por në pjesën e dytë të javës, temperaturat do të arrijnë deri në 39 gradë. Kështu njoftojnë nga Enti Meteorologjik, nga ku pohojnë se se nuk do të mungojnë edhe reshjet dhe vetëtimat.

 

Presim rënie të ulët të temperaturave, nesër presim që maksimalet të jenë nga 26 deri në 35 gradë celsius. Edhe nesër do të ketë reshje të shkurta dhe të rrëmbyeshme të shiut. Të martën dhe mërkurën pritet që në orët e pasdites po ashtu të kemi paraqitje lokale të reshjeve të shkurta të shiut me vetëtima të shkurtra. Temperaturat do të fillojnë të rriten, ndërsa të enjten dhe të premten do të kemi mot të qëndrueshëm me temperatura shumë më të larta, të cilat deri të premten pritet që të arrijnë deri në 39 gradë celsius”-tha IvanaPetroviq, sinoptikane.

Nga enti meteorologjik njoftojnë e cikloni i paralajmëruar në rajonin e Gadishullit Ballkanik do të përfshijë edhe disa periferi të vendit tonë.

Era do të forcohet në orët e pasdites por nuk presim që në pjesën më të madhe të vendit të ketë shpejtësi të tepruar. Nga fundi i ditës kur do të kalojë ky ciklon më afër rajonit tonë do të kemi paraqitje lokale të motit të keq me erë të fuqishme. Këto paraqitje më tepër priten në pjesët veriore dhe verilindore të vendit, në fund të ditës dhe në orët e vona”-pohoi IvanaPetroviq, sinoptikane.

Ditëve të fundit, rajoni i Evropës Juglindore është përfshirë nga aktiviteti i ciklonit që në disa vende shkaktoi mot të ligë me erë mjaftë të fuqishme, me shi intensiv të rrëmbyeshëm dhe me vetëtima.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...