Karakaçanov: Kemi vetëm një kusht, të ndalohet me falsifikimin e historisë bullgare

Maqedonia

Karakaçanov: Kemi vetëm një kusht, të ndalohet me falsifikimin e historisë bullgare

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 20:46
Krasimir Karakaçanov

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov për Kanal 5 thotë se Bullgaria gjithmonë ka mbështetur Maqedoninë.

Ai thotë se Bullgaria ke vetëm një kusht, të ndalohet me falsifikimin e historisë bullgare dhe se kompromis me faktet në histori nuk duhet të bëhet.

Karakaçanov shton se deklarata e kryetarit Pendarovski për Goce Dellçevin është e saktë. Ai në intervistë paralajmëroi se për Maqedoninë që në shtator mund të ketë lajme të mira.

Ndryshe, Bullgaria kushtëzon Maqedoninë e Veriut për disa figura që Maqedonia pretendon se janë të vetat. Kryeministri bullgar,, Boyko Borissov paralajmëroi veto për në BE nëse nuk arrihet marrëveshje mes komisioneve të historisë mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat