Asani: Do të largohem në bazë të procedurave, nuk bëhet fjalë për rebelim

Maqedonia

Asani: Do të largohem në bazë të procedurave, nuk bëhet fjalë për rebelim

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 00:46
Irfan Asani

Të nderuara media.

Pas shkrimeve në disa portale dhe media elektronike se drejtori i NP “Hekurudhat e Maqedonisë dhe infrastruktura”, Irfan Asani nuk e ka ndërmend të largohet nga detyra edhe pse në postin e tij BDI ka emëruar një kuadër tjetër, dua t’i drejtohem opinionit me këtë reagim.

Drejtori Asani do të largohet nga detyra në bazë të procedurës dhe as që është rebeluar dhe as që e mban peng drejtorinë ashtu siç dezinformohet dhe shpifet dhe për këtë do të ngremë procedura para organeve dhe do të ballafaqohemi në gjyq për dezinformata. Ashtu siç duhet te ngarkohet në detyrë Festim Halili në formë dhe në bazë të procedurave ashtu edhe siç është vendimi i Qeverisë i cili edhe zyrtarisht duhet të arrijë tek këshilli drejtues, megjithatë duhet të kemi mirëkuptim se edhe Irfan Asani meriton të përfundon detyrën zyrtare në bazë të procedurave të cilat parashohin largimin nga vendi i drejtorit dhe këtu s’ka asgjë për t’u habitur.

Fatkeqësisht në këtë rast jemi Ndërmarrje publike dhe procedurat e përfundimit apo lënies së detyrës dhe emërimin e drejtorit pasardhës bëhet në procedurë dhe rregulla të parapara me akte juridike. Kërkojmë mirëkuptim deri sa procedurat të vihen në vend. Festim Halili do jetë drejtor i ardhshëm dhe këtu nuk ka asgjë personale.

Me respekt,
Irfan Asani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat