Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 08:22
Ilustrim

Siç njofton Drejtoria për punë hidrometeorologjike, moti në pjesën e parë të ditës do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin mes 11 dhe 21 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 26 deri 35 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira me periudha të diellit por me kushte për reshje të shiut. Gjatë pasdites moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare ku temperatura maksimale do të arrijë deri 31 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat