Karakaçanov: Deri në vitin 1944 nuk ka pasur komb maqedonas - Bota Sot
Karakaçanov: Deri në vitin 1944 nuk ka pasur komb maqedonas

Maqedonia

Karakaçanov: Deri në vitin 1944 nuk ka pasur komb maqedonas

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 11:23
Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov

Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov ka theksuar se deri në vitin 1944 nuk ka pasur komb maqedonas, por kjo u krijua pas 45 nga jugosllavët.

“Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Bullgari ka nga ata që janë shkruar si marsoidë, eskim dhe këta përbëjnë disa mijëra. Çka do të thotë kjo, që ne ti pranojmë? Ju lutem, ne deri tani kemi folur se deri në vitin 1944 nuk ka pasur komb maqedonas. Për çfarë kombi të flasim, kur identiteti nacional maqedonas u krijua në Jugosllavi”, theksoi për Kanal5, zv/kryeministri bullgar Karakaçanov.

Ai ka folur edhe për figurën historike të Goce Dellçev, duke thënë se ai është bullgar dhe se historia nuk duhet të manipulohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...