“Eko-Svest”: Plani i veprimtarisë së gjelbër në Shkup po përpunohet me dyer të mbyllura

Maqedonia

“Eko-Svest”: Plani i veprimtarisë së gjelbër në Shkup po përpunohet me dyer të mbyllura

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 14:25
Shkupi

Plani i Veprimit të Gjelbër për Qytetin e Shkupit, i cili është aktualisht në përpunim e sipër, po përpunohet me dyer të mbyllura. Organizatat e shoqërisë civile aktive në sektorin e mjedisit, edhe pse zyrtarisht janë kërkuar, nuk janë ftuar në asnjë prej seminareve, thonë nga shoqata “Eko-Svest”.

Nga atje ata theksojnë se sjellja e një plani të rëndësishëm për cilësinë e jetës së banorëve të kryeqytetit në një mënyrë jo transparente mund të nënkuptojë përsëri shpenzime të gabuara pa ndonjë përmirësim.

“Këtë vit qyteti i Shkupit është bërë një nga 29 qytetet në botë që marrin mbështetje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të përpunuar Planin e veprimit të gjelbër (Green City Action Plan) me qëllim për të filluar zgjidhjen e problemeve mjedisore që janë më urgjente. Këto plane të veprimit të gjelbër duhet të kryhen në mënyrë transparente me pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve nga faza e identifikimit të problemit, por të gjitha prezantimet dhe seminaret që janë mbajtur deri më tani si pjesë e këtij procesi në Shkup ishin vetëm me ftesa, organizatat dhe qytetarët nuk u ftuan”, thonë ata nga “Eko-Svest”.

Nga Shoqata thonë se në prill ata dërguan kërkesë për pjesëmarrje në proces së bashku me një listë të organizatave të shoqërisë civile që mund të kontribuonin në gjetjen e problemeve dhe bërjen e planit të veprimit të gjelbër, por askush nuk u ftua në prezantime dhe punëtori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat