Zaev: Kemi trashëguar gjendje të rëndë ekonomike, ky është vit i ekonomisë

Maqedonia

Zaev: Kemi trashëguar gjendje të rëndë ekonomike, ky është vit i ekonomisë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 14:39
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp foli për ekonominë në Maqedoni në dy vitet e fundit. Ai theksoi se ekonomia po lëviz në drejtimin e duhur.

“Të dhënat nga Organizata Botërore e Tregtisë tregojnë përparim të madh dhe ne kemi ulur në mënyrë drastike papunësinë. Kjo është për shkak të uljes të deficitit të bilancit tregtar. Të ardhurat neto nga investimet e huaja janë rritur, ndërsa ekonomia jonë është në rrugën e duhur. Prandaj Organizata Botërore e Tregtisë shkruan se “Maqedonia ka marrë masa për të rritur atraktivitetin ndaj investimeve të huaja”.

Zaev tha se Maqedonia e Veriut ka përparuar nga 25 vende të reja në indeksin global të inovacioneve. Në lidhje me klimën e biznesit renditet e 28-ta. Kjo është dëshmi se politikat ekonomike të qeverisë japin rezultate dhe ky është viti i ekonomisë.

“Ekonomia që trashëguam nuk premtonte shumë, ekzistonte zhgënjim, ne trashëguam një katastrofë ekonomike dhe financiare. Vëllimi i ekonomisë po zvogëlohej. Kemi punuar paralelisht në nivel ndërkombëtar. Tregtia me Greqinë është rritur. Me punën e përkushtuar dhe takimet e realizuara, ne stabilizuam trendët dhe kushtet ekonomike”, “tha Zaev.

Zaev tha se zhvillimet në Prokurorinë Speciale Publike janë në duart e prokurorëve dhe unë nuk duhet të ndërhyj aspak, as me qëllim të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat