Ministri i Arsimit i mori kompetencat pa vendim të komisionit të shkallës së dytë

Maqedonia

Ministri i Arsimit i mori kompetencat pa vendim të komisionit të shkallës së dytë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 18:30
Foto

Javën që lamë pas ministri i Arsimit ka kthyer në detyrë drejtorët e disa shkollave të cilët kohë më parë ka shkarkuar vetë, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një konferencë për shtyp.

Taravari tha se kjo situatë ka shkaktuar pasoja tek nxënësit, komuna dhe prindit, ku siç shtoi, deri më tani gjashtë herë janë ndërruar drejtorët.

“Unë kam përballë meje një ministër që ka marrë titullin e docentit në mënyrë joligjore, kamë përballë një kryeministër i cili bën pazare për çdo gjë. Unë u propozova të dyve që të mos i merren ingerencat komunës së Gostivarit por t’i jepen BDI-së. Ata të cilët i shkarkoi ai vetë tani përsëri i emëroi si drejtor”, deklaroi Taravari.

Shkëlqim Veseli nga shërbimi ligjor në konferencën e sotme për shtyp, tha se Ministri i Arsimit i mori përgjegjësitë e kryetarit të komunës pa marrë vendim nga komisioni i shkallës së dytë si organ kompetent.

Kujtojmë se në periudhën e kaluar dy herë kryetarit të komunës së Gostivarit i është marrë kompetenca në pjesën e emërimit dhe të shkarkimit të drejtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat