Rasti “Almiri” vendimi i Gjykatës nuk dallon nga shkalla e parë

Maqedonia

Rasti “Almiri” vendimi i Gjykatës nuk dallon nga shkalla e parë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 20:49
Almir Aliu

Pas një muaji, Gjykata Themelore e Kumanovës ka dorëzuar tek palët në rastin e Almir Aliut vendimin gjyqësor në formë të shkruar.

Mbrojtja e familjes Aliu paralajmëron se vendimin e shkallës së parë i cili edhe pas rigjykimit nuk dalloi aspak nga vendimi i parë, do ta ankimojë sërish .

Në vendimin e shkallës së parë, gjykata dënoi Boban Iliqin me 6 vite burg, Sedat Aliun me 6 muaj, ndërsa Sami Demirin dhe Abdulla Aliun me nga 9 muaj burg efektiv.

Vendimi pas ankesës u hodh poshtë nga gjykata e shkallës së dytë, përkatësisht Gjykata e Apelit në të cilën, siç mëson Alsat Maja Denkoska pretendon të emërohet si gjykatëse për materie penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat