Zëvendëskryeministri Osmani në takim me ambasadoren serbe Divjak-Tomiq

Maqedonia

Zëvendëskryeministri Osmani në takim me ambasadoren serbe Divjak-Tomiq

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 08:41
Foto

Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani sot do të ketë takim të përbashkët të punës me ambasadoren serbe Dushanka Divjak-Tomiq, zëvendësministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Dejan Pavlevski dhe Frek Janmat nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend.

Në takimin, që do të mbahet në Sekretariatin për çështje evropiane, do të bisedohet për thirrjen e parë për draft propozimet në kuadër të IPA 2 Programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë 2016-2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat