Vovan dhe Leksus: Zaev është i paarritshëm, e tallëm për një vit

Maqedonia

Vovan dhe Leksus: Zaev është i paarritshëm, e tallëm për një vit

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 11:06
Zoran Zaev dhe komikët rus

Gazetarët rus Vlladimir Kuzhnjecov-Vovan dhe Aleksej Stolarov-Leksus morën vëmendjen e opinionit botëror, veçanërisht në Ballkan, pas publikimit të bisedave telefonike me udhëheqësit shtetëror ku ato u paraqitën si president të vendi, kryeministër. Ato iu lajmëruan edhe kryeministrit Zoran Zaev të cilët iu paraqitën si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në intervistë për gazetën serbe “Politika”, Vovan dhe Leksus thonë se nuk kanë pritur se “kurth” me Zaevin do të jetë kaq sensacionale në Maqedoninë e Veriut. Ata thanë se përveç kryeministrit të Maqedonisë kanë arritur t’i gënjejnë edhe funksionarët tjerë tërë vitin.

“Macron është person mjaft i butë dhe i këndshëm. Guaido në bisedë nuk lë përshtypje të një politikani të pavarur. Boris Jonson është shumë inteligjent dhe politikan gjakftohtë. Haradinaj përpiqet të lë përshtypjen e një diplomati të dashur, por pa sukses. Por kryeministri Zaev është person i paarritshëm. Asnjë politikan para tij nuk kemi arritur ta gënjejmë në atë mënyrë pothuajse një vit, dhe me faktin se ka pasur takime me përfaqësuesit e pushtetit të vërtet të Ukrainës. Por përfundimi më i rëndësishëm është se të gjithë politikanët janë njerëz, si dhe unë. Dhe kanë dobësi dhe probleme si dhe ne”, thanë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat