PSP: Pushimi mjekësor i Janevës ishte për 15 ditë

Maqedonia

PSP: Pushimi mjekësor i Janevës ishte për 15 ditë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 14:02
Katica Janeva

Pushimi mjekësor të cilën prokurorja speciale, Kartica Janeva e ka marrë nga mjeku amë është për 15 ditë, ndërsa jo për 30 ditë, thonë nga Prokuroria Speciale Publike për “Plusinfo”.

Janeva ka marrë pushim mjekësor nga 16 korrikut, ditën të cilën e publikoi dorëheqjen e saj dhe që kur është hapur hetimi për rastin “Haraçi”. Të njëjtën vetë ajo e ka anuluar më 23 korrik, kur u kthye në punë dhe për herë të parë u paraqit në opinion pas shpërthimit të aferës.

Përveç përgjigjes së shkurtë, nga PSP nuk komentojnë për fotografinë e publikuar dje nga deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski. Në atë shihet se pushimi mjekësor është për 30 ditë, gjegjësisht prej 16 korrikut deri më 15 gusht, me çka deputeti pyeti se si është e mundur të jepet pushim mjekësor për aq periudhë pa shkuar pacienti në komision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat