Lëvizja Besa: Kërkojmë formimin e Komisionit për reforma në drejtësi

Maqedonia

Lëvizja Besa: Kërkojmë formimin e Komisionit për reforma në drejtësi

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 15:40
Lëvizja Besa

Nga partia opozitare Lëvizja Besa kërkojnë formimin e Komisionit për reforma në drejtësi, ku në këtë komision do të merrnin pjesë ga një përfaqësues ekspert të lëmisë në sferën juridike nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga atje thonë se Maqedonia e Veriut ndodhet në një moment kritik si nga aspekti ekonomik ashtu edhe në aspektin politik. Vizitat e miqve ndërkombëtar dhe mesazhet e tyre drejtuar klasës politike në vend dëshmuan qartë se duhet bërë edhe shumë për të përshpejtuar reformat në vend. Fakti që gjithë porositë nga eksponentë të lartë të Bashkimit Evropian janë në drejtim të reformave në gjyqësor dhe vendosjen e fatit të Prokurorisë Publike Special, dëshmon se një nga arsyet pse Maqedonia e Veriut nuk mori datën e paralajmëruar në Qershor të këtij viti është pikërisht ngecja në reformat e gjyqësorit.

“Që në Maqedoninë e Veriut kemi gjyqësor të politizuar, gjykata të partizuara, prokurori të korruptuar dhe sistem juridik përgjithësisht joprofesional, këtë e vërtetojnë gjitha raportet e institucioneve relevante ndërkombëtare, por më mirë po e vërtetojnë edhe skandalet e fundit që kanë përfshirë edhe Prokurorinë Speciale Publike”, thonë nga Lëvizja Besa.

Nga atje kërkojnë që sa më shpejt të formohet një Komision shtetëror për reformat në sistemin juridik qoftë nga Kuvendi apo kryetari i shtetit.

“Në këtë komision të marrin pjese nga një përfaqësues ekspert të lëmisë në sferën juridike nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga një përfaqësues të partive politike parlamentare të dala nga zgjedhjet e fundit, si dhe ekspertë dhe OJQ me ekspertizë nga sfera e sistemit juridik. Ky Komision do ketë për detyrë të ofrojë zgjidhje profesionale dhe efikase për reformën përfundimtare, të vëzhguar nga SHBA dhe BE. Nga konkluzat e këtij komisioni duhet të rrjedhë edhe procesi i “Vetingut” në gjitha instancat sistemit juridik”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat