Varvitsiotis: Greqia ka humbur dy armë me Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Varvitsiotis: Greqia ka humbur dy armë me Marrëveshjen e Prespës

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:20
Maqedonia e Veriut dhe Greqia

Sipas Marrëveshjes së Prespës, Greqia ka humbur dy armët e saj, ajo ka humbur veton e saj në NATO dhe ka humbur marrëveshjen e përkohshme, e cila ishte një mënyrë për të detyruar vendin që të njihet nga të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe shumë shtete siç është ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, tha ministri i Jashtëm Alternativ, Miltiadis Varvitsiotis në intervistë për emisionin e lajmeve në mëngjes në televizionin grek “Open”.

“Ne kemi thënë që në fillim dhe kjo është arsyeja pse ne kemi luftuar kundër kësaj marrëveshje si përpara se të nënshkruhej ashtu edhe para se të ratifikohej, që nga momenti kur ajo është nënshkruar dhe që nga momenti kur është ratifikuar ajo sjell rezultate. Dhe ne nuk mund të themi që Greqia sot ka argumente për anulimin e marrëveshje mbi bazën e kornizës së marrëveshjes”, tha Varvisiotis.

Varvitsiotis përsëriti se Greqia tani do të përpiqet të mbrojë produktet me termin “Maqedoni”, por gjithashtu do të përpiqet të përmirësojë kushtet e marrëveshjes kur fillojnë hapjen e kapitujve të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat