Maqedoni, të gjitha barnatoret do të mund të arrijnë marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor

Maqedonia

Maqedoni, të gjitha barnatoret do të mund të arrijnë marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 23:15
Ilustrim

Të gjitha barnatoret do të mund të arrijnë marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor. Ky vendim erdh në mbledhjen e sotme qeveritare, me çka, siç është shpjeguar nga Ministria e Shëndetësisë, hiqet kufizimi i hapjes së barnatoreve të reja dhe ordinancave speciale që mund të arrijnë marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor.

“Qëllimi është tejkalimi i mungesës së barnave, për shkak mundësisë që do t’u jepet barnatoreve që deri tani s’kanë pasur marrëveshje me Fondit për Sigurim Shëndetësor, të mund të arrijnë një marrëveshje të tillë”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se në të njëjtën kohë qëllimi është që të motivohet mjekët e rinj të hapin ordinanca të tyre.

Ndryshe, Qeveria sot miratoi Informacionin për ndërtimin dhe financimin e Qendrës së re klinke në Gjorçe Petrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat