Maqedoni, miratohet plani strategjik i Kuvendi 2020-2022 dhe propozim kërkesa buxhetore për vitin 2020

Maqedonia

Maqedoni, miratohet plani strategjik i Kuvendi 2020-2022 dhe propozim kërkesa buxhetore për vitin 2020

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 22:01
Kuvendi

Këshilli buxhetor i Kuvendit sot i miratoi propozimin e planit strategjik të Kuvendit për periudhën 2020-2022 dhe propozim-kërkesën buxhetore të Kuvendit për vitin 2020.

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova e cila e arsyetoi propozim-kërkesën buxhetore të Kuvendit për vitin 2020 theksoi se gjatë përgatitjes së këtij propozim buxheti, bazë për përgatitjen e tij ishin përcaktimet strategjike në planin strategjik 2019-2022 dhe në atë kontekst ishte edhe plani i aksionit për partneritet të hapur qeveritar.

Ivanova thotë se mjetet e nevojshme të sivjetme të cilat i kërkojnë në buxhetin e Kuvendit për funksionim normal janë 540.422.000 denarë dhe informoi se shuma e vitit të kaluar të mjeteve buxhetore ishte 588.699.000 denarë, shkruan koha.

Duke e arsyetuar propozim-kërkesën buxhetore të Kuvendit për vitin 2019, Ivanova theksoi se në pjesën e rrogave dhe mjeteve kompensuese të cilat i parashohin për vitin 2020 janë 320.847.000 denarë, me të cilat, siç tha, është planifikuar rritja e rrogave paralajmëruar prej 1 shtatorit. Për pjesën e mallrave dhe shërbimeve janë planifikuar gjithsej 166 milionë denarë për punën e rregullt të Kuvendit.

E pritshme është, siç tha Ivanova, të vihet në funksion kanali kuvendar, i cili siç tha, do ta rrisë transparencën dhe afrimin e Kuvendit drejt qytetarëve.. për atë dedikim ajo përmendi se janë paraparë mjete prej 2.500.000 denarëve, por edhe mjete donatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat