OBRM-PDUKM: LSDM gënjen bujqit me masën “nafta e gjelbër”

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM gënjen bujqit me masën “nafta e gjelbër”

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Masa nafta e “gjelbër” është një masë kuazi. Qeveria e LSDM-së vazhdon të gënjejë qytetarët pa turp, thonë nga partia opozitare, OBRM-PDUKM.

“Me masën “nafta e gjelbër” qeveria planifikon të ndajë 55,000 karta për naftën e gjelbër, ndërsa ka mbi 100.000 bujq të regjistruar në Maqedoni. Nga kjo masë populiste dhe joefikase, bujqit nuk do të përfitojnë. Me këtë masë, LSDM nuk zgjidh problemet e bujqve. Ata kanë probleme me shitjen dhe çmimin e produkteve të tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se për shkak të gënjeshtrave dhe politikave të këqija në bujqësi, LSDM duhet menjëherë të japë dorëheqjen dhe të caktojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat