Kërkesë që të respektohen masat për mbrojtjen e punëtorëve që punojnë në hapësira të hapura

Maqedonia

Kërkesë që të respektohen masat për mbrojtjen e punëtorëve që punojnë në hapësira të hapura

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Pas njoftimit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike se gjatë këtyre ditëve pritet të ketë temperatura deri 41 gradë celsius, Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSLM) bën apel që të respektohen masat dhe rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve që punojnë në hapësira të hapura, siç janë ndërtuesit, bujqit, kopshtarët, punëtorët në komunikacionin rrugor, punëtorët në terren, shitësit në tregje të hapura, zjarfikësit, policët dhe ushtarët.

Në njoftimin e KSLM-së në njoftimin e sotëm cekin se sipas Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës duhet të sigurohen kushte për punë që nuk do ta rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Nga KSLM rekomandojnë shmangie të punës në hapësira të hapura nga ora 11:00 deri në orën 17:00, pushime më të shpeshta, kujdes të posaçëm për punëtorët më të moshuar, të sëmurëve kronik dhe grave shtatzëna.

Ata gjithashtu rikujtojnë firmave që punojnë gjatë festave të paguajnë punëtorët pagesën ditore 50 për qind më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat