LSDM: OBRM-PDUKM është sinonim i trysnisë politike

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM është sinonim i trysnisë politike

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 20:58
LSDM, OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “gjatë kohës së qeverisjes së OBRM-PDUKM-së kërcënimet dhe kanosjet ndaj qytetarëve ishin përditshmëri”.

Ata thonë thonë se OBRM-PDUKM në kohën e tyre kanë porositur inspektime të ndryshme dhe tërheqje për veshi në votime.

“Sot asgjë nuk ka ndryshuar në OBRM-PDUKM. Hristijan Mickoski dhe kryesia ende rrinë në pallatin e bardhë që është simbol i krimit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata cekin se kryetari i tyre i nderit është kriminel i dënuar në arrati ende kërcënon ndërsa OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk distancohen nga ai por punojnë sipas urdhrave të tij.

“Gjithçka është njëjtë në OBRM-PDUKM, Mickoski dhe kryesia e partisë mbesin dëgjues të Gruevskit, të vetmuar në veprimin shkatërrues dhe mbrojtjes së krimit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Në fund nga LSDM cekin se urdhrat nga Budapesti nuk do të ndalojnë përparimin dhe se institucionet pas 11 viteve më në fund do të punojnë në mënyrë të pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat