Zaev: “Ilindeni simbol i bashkimit”

Maqedonia

Zaev: “Ilindeni simbol i bashkimit”

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:49
Zoran Zaev

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij me rastin e Ilindenit ka bërë thirrje për bashkim, duke nënvizuar se Ilindeni është simbol i bashkimit. Sipas tij bashkimi në këto momente është më se i rëndësishëm për siç u shpreh ai ardhmërinë e vendit dhe brezave të ardhshëm.

“Meçkin Kamen nuk duhet të jetë gurrë i përçarjes por gurrë i bashkimit. U bashkuam me fqinjët dhe vendet e Bashkimit Evropian. Ilindeni është thirrje për bashkim dhe jo për përçarje. Bashkë për ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme dhe për brezat e rinj. Do të vazhdojmë bashkë ta ndërtojmë të ardhmen e vendit”.

Zaev shtoi se vazhdojmë me politikat e kapërcimit të ndarjeve. Ne, maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllehët, serbët, romët, boshnjakët, kemi për detyrë atdhetare të pajtohemi dhe bashkohemi brenda. Kryengritja e Ilindenit është një klithmë për Maqedoninë e Veriut Evropiane. Në çdo qytetar të Maqedonisë së Veriut ka një partizan dhe një komit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat